VIDEO/Apeli për drejtuesit e automjeteve: Akset më problematike, ja cila rrugë iu...

VIDEO/Apeli për drejtuesit e automjeteve: Akset më problematike, ja cila rrugë iu çon më shpejt në jug

87
0
Shares

Drejtuesi i policisë rrugore Mitat Tola ka dhënë një mesazh për mediat, ndërsa ka apeluar për të qenë më të kujdesshëm gjatë lëvizjes në rrugë.

Teksa po jepte këto mesazhe, prapa tij, ndodhi një aksident që fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Tola u shpreh se në këtë sezon turistik akset kryesore me problem mbeten autostrada Tiranë-Durrës, Gjiri i Lalëzit, trafiku brenda qytetit të Vlorës, dhe zona e Fushë-Kujës. Ai rekomandoi pushuesit që zgjedhin jugun të kalojnë nga Elbasani që të mos mbeten në trafikun e Durrësit.

Gjithashtu ai beri me dije se tanimë gjobat do të vihen në mungesë dhe do të dërgohen në shtëpitë e secilit që shkel rregullat.

Drejtori i Policisë Rrugore Mitat Tola, për masat për menaxhimin e trafikut, lëvizjen dhe kujdesin kryesisht në fundjavë që ikin në zonat e plazhit, përdorimin e rrugëve alternative, kontrollet me radar e drager.

Publiée par Policia e Shtetit sur Samedi 20 juillet 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY