“Rama përmes Dakos kontrollon pushtetin lokal”,Basha: Me këtë drejtësi krimi qeveritar bën...

“Rama përmes Dakos kontrollon pushtetin lokal”,Basha: Me këtë drejtësi krimi qeveritar bën kërdinë

103
0
Shares

Në një reagim të fundit, Lulzim Basha shkruan se e gjithë drejtësia është në duart e krimit dhe organizatave te Rilindjes.

Basha i referohet ketu vendimit të dytë të Gjykatës së Durrësit, duke u shprehur se dhe pushteti lokal kontrollohet nga Rama përmes Dakos.

Edi Rama përmes Vangjush Dakos dhe krimit të organizuar kontrollon pushtetin lokal, drejtësinë dhe çdo institucion tjetër të Durrësit. Bashkëpunëtori i bandës kriminale të Avdylajve, liruesi nga burgu i Lul Berishës dhe pastruesi i parave të krimit në Durrës, duhet të ishte në burg, por ai është padroni i atyre që që duhet ta dërgonin në burg. 

Drejtësia në të gjithë Shqipërinë është sot në duart e krimit dhe të organizatës kriminale të rilindjes. Sot mes rilindasve dhe krimit nuk ka më asnjë ndryshim. Jemi kthyer në kohët e errëta, kur drejtësia ishte partia kriminale. 

Me këtë drejtësi nuk do ketë kurrë politikanë në pranga, nuk do ketë kurrë kriminelë në burg. Me këtë drejtësi, prangat janë për njerëzit e thjeshtë dhe krimi e hajdutëria qeveritare bëjnë kërdinë. Çlirimi i vendit nga sundimi i Edi Ramës dhe bandës së tij në qeveri është domosdoshmëri për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe stabilitetin e vendit”,-shkruan Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY