FOTO/U mbyt në det një ditë pasi vrau gruan, zbardhen arsyet e...

FOTO/U mbyt në det një ditë pasi vrau gruan, zbardhen arsyet e krimit: Burri ishte xheloz…

156
0
Shares

Pasi ka vrarë gruan me thikë, 37 vjeçari Ardian Kuka i ka dhënë fund jetës duke u mbytur në det. Trupi i pajetë i tij është gjetur mëngjesin e sotëm në Sektorin Rinia në Durrës.

Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe automjeti me të cilën dyshohet se u largua nga vendi i krimit të rëndë, i ndodhur një ditë më parë. Policia e kishte shpallur në kërkim që prej ditës së djeshme.

Si ndodhi krimi në familje?

Viktima është Hazbie Kuka, 36 vjeçe. Pas një konflikti për motive të dobëta, Adriatik Kuka ka marrë thikën dhe e ka goditur të shoqen 6 herë në bark, por goditja në zemër ka qenë fatale për të.

E shoqëruar nga vëllezërit dhe nga djali i saj i vetëm, Kuka ka mbërritur në spitalin e Durrësit ku pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk u ka bërë dot ballë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Pas krimit, burri që vrau gruan është larguar nga vendngjarja me makinën e tij. Nga dëshmia e dajës së Adriatik Kukës është mësuar se vrasësi punonte si shofer i një drejtori të OSHEE-së.

I afërmi i autorit të krimit ka treguar se një nga arsyet e krimit mund të jetë xhelozia. Ai u shpreh se nipi i tij kishte filluar të bëhej xheloz, pasi e shoqja kishte filluar të punonte.

Çifti banonin prej kohësh në Durrës, bashkë me djalin e tyre të mitur. Ata ishin me origjinë nga Korça.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY