Zjarri ka shkrumbuar sot në një shtëpi-barakë në Babrru një vajzë 2 vjecare ndërkohë që një tjetër fëmi 4 vjec shpëtoi pasi ishte jashtë barakës.
Zjarri edhe kësaj here është shkaktuar nga shpërthimi i një bombole ndërkohë që prindërit nuk kanë qenë në shtëpi dhe 2 vjecarja ka qenë në gjumë.
Drita Lami, gjyshja e fëmijëve tha se ka marrë flakë bombola e gazit rreth orës 8 të mëngjesit, kur prindërit mblidhnin kanaçe me të cilat siguronin bukën e gojës.
Nëna e fëmijëve ka thënë se zjarrfikësja vonoi dy orë për të ardhur, teksa është dëgjuar thirrja pikëlluese e saj: Nuk mund të shpëtonin vajzën time.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 08:35 në lagjen Shpat të fshatit Babrru, në periferi të Tiranës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/