Ndodh edhe kjo! Pas manovrës së PS, Gjykata e Durrësit vërteton mandatin...

Ndodh edhe kjo! Pas manovrës së PS, Gjykata e Durrësit vërteton mandatin e Valbona Sakos

138
0
Shares

Gjykata e Durrësit ka vërtetuar mandatin e Valbona Sakos si kryebashkiakja e re e Durrësit.Vërtetimi erdhi pas kërkesës për ta bërë këtë gjë që i ka dërguar Partia Socialiste dje, firmosur nga kryesocialisti Edi Rama.

Seanca për rishqyrtim u zhvillua në Gjykatën e Durrësit me gjyqtar Shpëtim Reka. Valbona Sako ndërkaq u shprehur se mandati i saj është i ligjshëm duke i kërkuar kështu Gjykatës ta njohë.

Shorti i ra gjyqtari Shpëtim Reka, i cili mori një vendim të ndryshëm nga kolegia e tij që i quajti të pavlefshme zgjedhjet për shkak të regjistrimit të Bindjes Demokratike përtej afateve.

Të njëjtën strategji pritet që PS-ja të ndjekë edhe me Vorën, pra duke përsëritur kërkesën, këtë herë jo nga kandidati fitues, por si subjekt Partia Socialiste me kryetar Edi Ramën.

Dy ditë më parë, Gjykata e Durrësit shpalli të pavlefshëm procesin e 30 qershorit, duke rrëzuar kërkesën e përfaqësueses socialiste në bashki, Valbona Sako, për njohjen e mandatit. Gjyqtarja, Mimoza Margjeka, argumentoi se Bindja Demokratike u regjistrua jashtë afateve ligjore, gjë që e bën nul edhe 30 qershorin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY