Rilindja kërkesë Gjykatës për rishqyrtim të vendimit, Sako: Dua të drejtën time...

Rilindja kërkesë Gjykatës për rishqyrtim të vendimit, Sako: Dua të drejtën time të arritur me mund

107
0
Shares

Rilindja ka reaguar së fundmi, pas vendimit  të Gjykatës për të mos konfirmuar mandatin e kandidates së PS për bashkinë Durrës.Ditën e sotme PS i ka bërë kërkesë Gjykatës së Durrësit për ta njohur mandatin e Valbona Sakos.

Valbona Sako ndërkaq është shprehur se mandati i saj është i ligjshëm duke i kërkuar kështu Gjykatës ta njohë.

“Të hënën do ta apeloj vendimin në Gjykatën e Apelit Durrës, për të kërkuar të drejtën time që kam arritur me mund”, u shpreh ajo.

Një ditë më parë Gjykata e argumentoi vendimin duke u shprehur se Partia Bindja Demokratike ishte regjistruar jashtë afatit zyrtar, duke i shpallur garën të pavlefshme.

Partia Socialsite, në vend që të apelonte vendimin e gjyqtares në gjykatën e Apelit, ka zgjedhur ta rishqyrtojë çështjen në një proces të ri, me një gjykatës të ri, me shumë gjasa të zgjedhur nga ata vetë.

Kjo manovër e PS-së është e paprecedentë sepse ligjërisht dhe praktikisht mandati është kërkuar gjithnjë nga kandidati, dhe jo nga partia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY