“Hajdut psiqik’, Basha: Rama u dha miqve nip e dajë mbi 500...

“Hajdut psiqik’, Basha: Rama u dha miqve nip e dajë mbi 500 milionë me 2 koncesione

118
0
Shares

Lideri demokrat Lulzim Basha ka reaguar pasi Kuvendi miratoi dje projektligjet lidhur me koncesionet të cilat PD i ka denoncur me herët si korruptive, ato të Milot-Balldrën dhe Orikum-Dukat.

Sipas Bashës, Rama u ka dhene dajë e nip dy koncesione me vlerë 500 milionë në vit. Basha thotë se këto kontrata korruptive janë  në përfitim direkt personal të Edi Ramës dhe klientëve të tij, pa asnjë përfitim publik.

REAGIMI I BASHES

Edi Rama një hajdut psiqik. U dha miqve nip e dajë mbi 500 milionë në vit me 2 koncesione

Siç është bërë publike, qeverisja kriminale e Edi Ramës po vazhdon grabitjen dhe tjetërsimin e ekonomisë dhe pasurive publike të vendit ne anë të koncesioneve kriminale, që kanë për qëllim grabitjen e Shqipërisë për llogari të tij dhe një grushti klientësh.

Gjithçka tjetër ka ndaluar. Gjithçka tjetër ka marrë fund në këtë qeverisje. Vetëm një gjë forcohet dhe rritet përditë – vjedhja dhe grabitja e pasurive he parave publike.

Edi Rama është hajduti më i madh që ka njohur historia e Shqipërisë, një grabitës psiqik, që vjedh çdo gjë që i del përpara.

Dje u miratua ne Landfillin e Republikës, pra në vendgrumbullimin e plehrave dhe hajdutëve që strehohen në Kuvendin e Shqipërisë, grabitja me spektakolare në histori:

1. Koncesioni i rrugës Milot-Balldren Ndue dhe Agim Kola me vlerë 256 milionë euro për 17 km. Vlera e koncesionit është 3 fishuar. Ish deputeti i PS dhe daja i tij, Gjoka, kanë marrë, së bashku, mbi 500 milionë Euro, nip e dajë.

2. Koncesioni i rrugës Orikum-Dukat, Lorenc Gjikuria me vlerë 70 milionë euro.

Vetëm ditët e fundit janë dhënë

3. Koncesioni i inspektimit të pompave të naftës

4. Plazhet publike në pronësi private

Të gjitha janë koncesione dhe kontrata korruptive në përfitim direkt personal të Edi Ramës dhe klientëve të tij, pa asnjë përfitim publik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY