Fati i keq për Kukësin, pas eliminimit skuadra shkarkon trajnerin Ernest Gjoka

Fati i keq për Kukësin, pas eliminimit skuadra shkarkon trajnerin Ernest Gjoka

133
0
Shares

Pas humbjes në Ligën e Kampionëve, Klubi i Kukësit ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit Ernest Gjoka. Në ditët në vijim klubi verilindor do të gjejë edhe trajnerin e ri për të synuar titullin kampion.

Njoftimi i plotë i Kukësit:

Trajneri Ernest Gjoka nuk do të jetë më në krye të skuadrës së Kukësit. Vendimi është marrë pas rezultateve zhgënjyese të ndeshjeve kualifikuese të Europa League.

Klubi ynë trajnerit Gjoka i ka dhënë gjithë mbështetjen e mundshme, sidomos pas rikthimit të tij në krye të pankinës së skuadrës nënkampione të Shqipërisë.

FK Kukësi falenderon trajnerin Gjoka për punën e bërë në krye të ekipit.

Shumë shpejt, klubi do të njoftojë për emrin e trajnerit të ri, i cili objektiv kryesor do të ketë fitimin e titullit Kampion, Kupës së Shqipërisë si dhe përfaqësim sa më dinjitoz në Kupat e Europës!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY