Konfirmohet në detyrë prokurori Çano, shkarkohet kandidatja për Gjykatën Kushtetuese

Konfirmohet në detyrë prokurori Çano, shkarkohet kandidatja për Gjykatën Kushtetuese

268
0
Shares

KPK ka konfirmuar në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano. Pas vlerësimit të bërë nga KPK, rezultoi se prokurori Çano i kalon tre kriteret për vettingun.

Në seancën dëgjimore Çano është vlerësuar pozitivisht për pastërtinë e figurës. Drejtoria e Sigurimit të Informacioneve të Klasifikuara nuk ka gjetur kontakte të drejtuesit të Prokurorisë së Krujës me persona me lidhje me krimin e organizuar, duke rekomanduar përshtatshmërinë e tij për vazhdimin e detyrës.Për profesionalizimin, Çano është vlerësuar shumë mirë nga Prokuroria e Përgjithshme.

KPK nga ana tjetër ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e gjykatës së Tiranës, Anila Guri, e cila ishte edhe kandidate për Gjykatën Kushtetuese.

KPK bëri me dije se problemet e pasurisë së Gurit ishin vënë në dukje që në raportin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Sipas këtij raporti gjyqtarja Guri “nuk kishte kryer deklarim të saktë të pasurisë, s’ka burime të ligjshme, ka kryer fshehje e deklarim të rremë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY