Ironia e Malajt: Rilindasit do shkarkonin edhe Papa Françeskun, po të kishin...

Ironia e Malajt: Rilindasit do shkarkonin edhe Papa Françeskun, po të kishin fuqi mbihyjnore

103
0
Shares

Arben Malaj ka reaguar sërish, pas kërkesës për shkarkimin e tij nga Banka e Shqipërisë. Duke iu drejtuar me një shënim socialistëve, ai nuk hezituar të ironizojë, duke thënë se PS do ishte gati të shkarkonte edhe Papa Françeskun nëse do kishte fuqi mbihyjnore.

“Te dashur inicues reale te kerkeses per shkarkimin tim, ndjese nenshkruesve me ose pa vetedije profesionale, Karriket i keni marr si here qe ju jane dashur per ti keq-perdorur, ndersa integriitetin njerezore dhe kredibilitietin profesional as e blini dhe as e cenoni dot, sot dhe deri ne fund te angazhimeve te mia publike, profesionale apo politike.. Kjo u ka bere bere te hidhni poshte fasadat dhe te tregoni thelbin e kesaj hakmarrje jo vetem politike. Ju ribej publikisht te qarte se aspak nuk denohet reputacioni Bankes se Shqiperise i cili deri ne te shkuaren shume te afert eshte tronditur shpesh nga deshtimi i keq-qeveries se saj deri ne vjedhjet e persertura nga brenda dhe jashte saj,

Kete shqetesim e kam ngritur qe ne diten e pare te mandatit plotesues te KMBSH- ne plotesimi te mandatit qe me besoj Kuvendi i vendit tim (do ti gjeni te dokumentuara ne proces-verbalet perkatese).

Aktualisht edhe Banka e Vatikanit me e errta dhe sekrete ne bote po behet me transparente, dhe po denohen abuzuesit e saj.

Falenderoj zotin qe ju inicesve reale qe hidhni gurin dhe fshihni doren, nuk ju ka dhene fuqi mbihyjenore te kerkoni edhe shkarkimin e Papa Franceskut, qe po inicion kete proces historik per te hedhur drite ne skutat me te erreta te bankes me sekrete te botes.
Dite te mbare.
Arbeni

Ky eshte opsioni tutulli im per kete artikull.
Për qokën e kolegut të respektuar Besart Kadia.
“Asnjë s’mund të të bëjë të ndihesh inferior pa lejen tënde”. 
Eleanor Roosevelt”,-shkruan Malaj.

Kërkesa për shkarkimin e Malajt arsyetohet me qëndrimet publike të tij, të cilat theksohet se “dëmtojnë imazhin e  Bankës së Shqipërisë”. Pra sipas tyre, Arben Malaj ka shkelur etikën në prononcimet publike.

Grupi i PS-së vlerëson se në asnjë prej daljeve publike të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës, në rastin në fjalë z.Malaj, nuk i ka shërbyher interesit më të mirë të BSH-së si edhe të gjithë sistemit bankar në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY