Berisha: Drejtori i policisë së Fierit aksidentoi qytetarin, por ngjarja u fsheh

Berisha: Drejtori i policisë së Fierit aksidentoi qytetarin, por ngjarja u fsheh

86
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital që akuzon drejtorin e policisë së Fierit, Andon Marko se ka aksidentuar për vdekje një qytetar. Sipas Berishës ministri Lleshaj dhe drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu po e fshehin ngjarjen. Policia e Shtetit kanë mohuar kategorikisht denoncimin e publikuar nga Berisha.

POSTIMI I BERISHËS
Narkokomisari Famoz Andon Marko shtyp për vdekje qytetarin! Gjeneral Kanabisi dhe badiguardi i Eskobarit të Ballkanit, Geron Veliaj fshehin aksidentin tragjik. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Prsh Doktor Berisha, doja t’ju informoja se drejtori i policisë së Fierit Andon Marko pardje në darke në datë 16.07.2019 rreth orës 10 të darkës te kthesa e Vajkanit autostradën Fier-Lushnjë duke qenë i dehur me raki si përditë ka goditur një person me makinën e tij të punës duke e lënë të vdekur në vend dhe Policia e ka mbajtur të fshehur ngjarjen dhe s’ka dalë as në media. Ne për një birrë na fusin në burg kurse vet këta vrasin njerëz në rrugë dhe s’u hyn gjemb në këmbë. Ju lutem anonim se nga këta çfarë nuk pret”.

INFORMACIONI ZYRTAR I POLICISE
Sot rreth orës 21:35, në aksin rrugor Lushnje-Fier, në vendin e quajtur “Vajkan” një mjet i paidentifikuar ka goditur shtetasin SH.I., 63 vjeç, banues në Fier, i cili po udhëtonte me biçikletë. Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për identifikimin e mjetit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY