Policia e Tiranës arrestoi në flagrancë, Fatos Zade, 44 vjeç, banues në kryeqytet.
Ky shtetas është kapur në flagrancë gjatë kohës që po vidhte banesën e shtetases F. T.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa sende të cilat ky shtetas dyshohet ti ketë vjedhur në banesën e shtetases F. T.
Nga hetimet e kryera rezultoi se Fatos Zade është autor i dyshuar i disa ngjarjeve të tjera të ndodhura në Tiranë, ku më konkretisht:
• Më datë 27.10.2016, ku ka vjedhur banesën e shtetasit D. T.
• Më datë 01.11.2016, ku ka vjedhur banesën e shtetasit M. Xh.
• Më datë 15.11.2016, ku ka vjedhur banesën e shtetasit A. H.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/