Murrizi akuza të forta mazhorancës: Ikni në Budva luani bixhoz me paratë...

Murrizi akuza të forta mazhorancës: Ikni në Budva luani bixhoz me paratë e koncesioneve

99
0
Shares

Në seancën e sotme plenare deputeti Myslim Murrizi teksa ishte duke folur  për ndryshime në Kodin Penal ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës.

Murrizi tha se veset nuk janë ndaluar me miratimin e ligjit, ndërsa akuzoi deputetët se ata vetë vënë llotari e luajnë kazino jashtë vendit. Ai deklaroi se këto arnime bëhen në interes të të dyja palëve të mëdha politike, maxhorancës veçanërisht, në kurriz më të varfërve të shoqërisë.

” Ka vite që jeni shkëputur nga realiteti. Ikni në Budva e Monte Karlo. Bixhozin ju e luani me paratë e koncesioneve. Edhe bixhozi është pjesë aristokracisë.Unë për vete do votoj kundër këtyre arnimeve të këtij Kodi Penal edhe pse keni hequr klonin. Bëni një Kod Penal të ri jo për hallexhinjtë.

E keni arnuar 11 herë këtë Kod Penal të hartuar në ’95. Nëse doni një Kod Penal që t’ju hyjë në punë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, që të qaset me vendet e BE, nuk kemi pse shpikim rrotën. Merrni një Kod Penal të kujt keni qejf ju dhe nga A tek Zh të votojmë një kod të ri.”,-tha Murrizi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY