Një familje italiane ka humbur rrugën duke shëtitur nëpër Mallakastër, ndërsa shpëtimi i tyre ka ardhur nga një familje tjetër e cila i mirëpriti në shtëpinë e tyre të fshatit Rabije.
Policia i ka gjetur mëngjesin e sotëm gruan shtatzanë më dy fëmijët dhe babanë e tyre në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Kjo është e disataherë që familjet shqiptare u janë gjendeur për ndihmë turistëve të huaj që kanë humbur orientimin.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Mallakastrës dhe banorë të zonës së Rabijes u vijnë në ndihmë turistëve italian.
Një familje italiane të cilët kishin ardhur për turizëm në Shqipëri, duke eksploruar vendin tonë kanë humbur rrugën gjatë natës dhe kanë kërkuar ndihmën e policisë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër janë vënë në kërkim të turistëve dhe pas disa orë kërkimesh, turistët italianë, burri, gruaja shtatzënë dhe 2 fëmijët, u gjetën në kushte të mira shëndetësore dhe momentalisht ndodhen në banesën e një banori të zonës i cili, i mirëpriti ata në shtëpinë e tij.
Policia falenderon banorët e zonës për mikpritjen dhe ndihmën e dhënë në gjetjen e turistëve të huaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/