Gazetari Arian Cani ka qenë ndër të paktët që gjithnjë ka këmbëngulur në idenë se Ilir Meta dëshiron të bëhet President dhe po luan kartat për të fituar këtë post të lartë.
Por sonte në neës 24 në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në ‘Neës24’ ka bërë një parashikim tjetër që lidhet me vijimin e negociatave mes Bashës dhe Ramës.
“Më intereson më shumë rezultati sesa procesi i ditës së sotme. Basha tha se nuk do ketë bojkot, pra çfarë do ketë? Mendoj se jemi në procesin e komunikimit.
Mendoj se partia që Basha drejton do hyjë në zgjedhje, por nuk di datën e saktë. Do ketë risk kur të hyjë se do i turren duke i thënë se ti na turpërove me këtë që bëre.
Qëllimi sot është që opozita ti japë një fotografi perëndimit. Sot në BE dhe SHBA ka një fotografi që thotë se Basha s’ka dhe aq faj se ndryshe pse do hynte Rama në negociata. Fotografia e Shqipërisë sot është ajo e krizës. Sot nuk del më njeri të thotë që është krizë e PD si më parë, por krizë politike”- tha Çani.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/