Sot seanca e fundit parlamentare, çfarë pritet të ndodhë në sallë

Sot seanca e fundit parlamentare, çfarë pritet të ndodhë në sallë

122
0
Shares

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon ditën e sotme seancën e fundit parlamentare për këtë sezon.

Mësohet se në seancë pritet të mbahet një interpelancë e thirrur me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini.

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë pritet që nesër të shqyrtojnë miratimin e raportit vjetor i Këshillit të Ministrave mbi zbatimin e politikave në shërbimin civil për vitin 2018 dhe miratimin e 15 projekt-ligjeve, mes tyre edhe ndryshimet e propozuara në Kodin Penal.

Ndërkohë që po nesër në orën 09:30 PS pritet të zhvillojë mbledhje të grupit parlamentar në sallën e seancave plenare.

Në seancën e sotme është parashikuar të diskutohen  dhe dy kontratat koncesionare për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat. Nga ana tjetër, gjithnjë në fushën e koncesioneve, parashikohet të diskutohet edhe projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY