Arrestohen 2 vellezerit e rrezikshem ne Mamurras

Arrestohen 2 vellezerit e rrezikshem ne Mamurras

225
0
Shares

Policia prangosi gjatë një operacioni të zhvilluar sot dy vëllezër të kërkuar për tentativë vrasjeje e të konsideruar persona të rrezikshëm.

Ne pranga kanë përfunduar vëllezërit Arben dhe Astrit Seferi si dhe shtetasi Viktor Gjergji. Ndërkohë raportohet se gjatë arrestimit janë dëgjuar krisma armësh por nuk dihet kush ka qëlluar gjatë operacionit.

Dy vëllezërit në kërkim ishin në një lokal me familjen kur janë arrestuar, thone burime te policise. Pas ndalimit ata janë dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranes.

Dy vellezerit akuzohen se 2 vite më parë, në zonën e Laprakës kanë qëlluar në drejtim të një lokali ku ndodhej shtetasi Elion Leka dhe tre të tjerë duke i plagosur. Ky i fundit pati deklaruar në polici se pak minuta para ngjarjes kishte pasur një konflikt verbal me dy vëllezërit Astrit dhe Arben Seferi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY