VIDEO/ Tiranë, operacioni “Brryli” arreston shpërndarësit e canabisit

VIDEO/ Tiranë, operacioni “Brryli” arreston shpërndarësit e canabisit

68
0
Shares

Nga Specialistët e Krimeve të Hapura në Komisariatin e Policisë Nr. 4, u finalizua sot operacioni “Brryli”, ku u godit një grup kriminal që vepronte në fushën e narkotikëve.
Për pasojë janë arrestuar në flagrancë…
Mirjan Hoxha, 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.
Danjel Kilja, 31 vjeç, banues në Tiranë.
Ndërsa është proceduar në gjendje të lirë…
A. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje”.
Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi, E. Ç.
Arrestimi i këtyre personave u bë falë informacioneve të marra, se këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kryenin veprimtarinë e jashtëligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e “Brrylit”.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Mirjan Hoxha, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– Një armë zjarri, pushkë model 56
– Një krehër me 15 fishekë model 56
– 12 fishekë të kalibreve të ndryshme
– 13 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva
– Disa qese farmaceutike që shërbenin për të shpërndarë lëndën narkotike në doza.

Vazhdon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga Nenet 283, 278 dhe 300 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY