Grabitjet spektakolare, ICTS largohet nga Rinasi, nuk i rinovohet kontrata

Grabitjet spektakolare, ICTS largohet nga Rinasi, nuk i rinovohet kontrata

140
0
Shares

Dy grabitjet më të fundit në aeroportin e Rinasit kanë bërë që kopmpanisë së sigurisë ICTS të mos i rinovohet kontrata.
Menaxhimi i sigurisë në aeroport do të kryehet nga një tjetër kompani për të cilën është hapur një tender ndërkombëtar.
Javën e ardhshme pritet që të mbërrijnë nga jashtë përfaqësuesit e lartë të koncesionarit të cilët do të merren drejtëpërdrejtë me procedurat e menaxhimit të sigurisë në aeroport.

Nga ana tjetër, qeveria si masë për rritjen e sigurisë ka hartuar dhe një draft të ri mbi ndryshimet mbi kodin ajrortë vitit 2008.
Këto ndryshime parashikojnë se personeli i aviacionit që do të ketë akses në zonat me siguri të kufizuar do ti nënshtrohet vettingut.

Sipas draftit që është ende në faqen e konsultimit paraprak, ky proces përfshin kontrollin e përsëritur të së kaluarës për jo më pak se pesë vjet.

Ky filtrim i punonjësve do të kryhet nga ministria që mbulon çështjet e rendit publik, ndërsa Autoriteti i Aviacionit Civil do miratojë kriteret skualifikuese të lidhura me kontrollin e së kaluarës.

Një tjetër risi në projektligjin e ri është dhe krijimi i një strukturës së “Autoritetit të Investigimit” e cila për incidente apo ngjarje të rënda si ajo e grabitjes së Rinasit, ka të drejtë që të marrë në hetim personat e përfshirë, si dhe të hartojë edhe një raport që duhet t’ia paraqesë Këshillit të Ministrave.

Autoriteti i Investigimit do të jetë e pavarura nga drejtoria e aviacionit, të cilët mbikëqyrin vlefshmërinë ajrore, licensimin, operimin e një avioni, mirëmbajtjen, licensimin e personelit, kontrollin e trafikut ajror dhe operimin e aerodromeve.
Në draft parashikohen në total 165 nene, 18 më shumë se ai aktuali, ku kapituj të veçantë zënë raportimet e incidenteve dhe ngjarjeve të ndodhura si gjatë fluturimit të avionit apo dhe përpara nisjes.

Për thyerje të Kodit parashikohet vendosja e gjobave ku për individët penaliteti shkon deri në 200 mijë lekë të reja, ndërsa për subjektet varion nga 500 mijë deri 2 milionë lekë të reja.
Këto sanksione mund të shoqërohen edhe me pezullimin ose revokimin e licencës, certifikatës apo dëshmisë përkatëse.
Drafti është paraqitur për diskutim me grupet e interesit dhe pritet të kalojë në komisionet parlamentare për miratim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY