VIDEO/Turistet gjermane bllokohen në Kanionin e Gjipesë, gjenden pas 3 orësh kërkimesh

VIDEO/Turistet gjermane bllokohen në Kanionin e Gjipesë, gjenden pas 3 orësh kërkimesh

99
0
Shares

Policia e Himarës ka ndihmuar dy turiste gjermane, të cilat kishin humbur rrugën në Kanionin e Gjipesë. Policia njofton se ka arritur të nxjerrë turistet që kishin ngelur të bllokuara, teksa kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të zonave malore, mbrëmjen e kaluar.

Menjëherë në kërkim të tyre është vënë policia, e cila ka arritur t’i gjejë pas tre orësh kërkime, në një terren shumë të vështirë të kanionit.

Njoftimi i policisë:

Policia u vjen në ndihmë dy turisteve gjermane, të cilat kishin humbur rrugën në Kanionin e Gjipesë, Himarë.

Në orët e mbrëmjes së djeshme, dy turiste të huaja gjermane J.M dhe K.U (37-vjeçare) duke eksploruar zonat malore të Kanionit të Gjipesë, Himarë kanë humbur rrugën e kthimit duke ngelur të bllokuara.

Menjëherë janë organizuar shërbimet e Policisë Himarë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Zjarrëfikëset e Bashkisë, të cilët filluan kërkimet për gjetjen e tyre.

Pas 3 orë kërkimesh, gjithashtu nëpërmjet pajisjeve speciale është bërë e mundur gjetja e tyre në një terren shumë të vështirë të këtij kanioni.

Të dy shtetaset nuk kanë pësuar asnjë lëndim dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Dy shtetaset gjermane kanë falënderuar Policinë dhe zjarrfikësit për angazhimin dhe ndihmën e dhënë.

HimarëPolicia u vjen në ndihmë dy turisteve gjermane, të cilat kishin humbur rrugën në Kanionin e Gjipesë, Himarë.Në orët e mbrëmjes së djeshme, dy turiste të huaja gjermane J.M dhe K.U (37-vjeçare) duke eksploruar zonat malore të Kanionit të Gjipesë, Himarë kanë humbur rrugën e kthimit duke ngelur të bllokuara.Menjëherë janë organizuar shërbimet e Policisë Himarë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Zjarrëfikëset e Bashkisë, të cilët filluan kërkimet për gjetjen e tyre.Pas 3 orë kërkimesh, gjithashtu nëpërmjet pajisjeve speciale është bërë e mundur gjetja e tyre në një terren shumë të vështirë të këtij kanioni.Të dy shtetaset nuk kanë pësuar asnjë lëndim dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.Dy shtetaset gjermane kanë falënderuar Policinë dhe zjarrfikësit për angazhimin dhe ndihmën e dhënë.

Publiée par Policia e Shtetit sur Mercredi 17 juillet 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY