“Çfarë dallimi”, Deputeti krahason qeverisjen e Ramës me atë të Berishës: Ku...

“Çfarë dallimi”, Deputeti krahason qeverisjen e Ramës me atë të Berishës: Ku ishim e ku jemi…

140
0
Shares

Deputeti Lefter Maliqi është shndërruar kohët e fundit në një nga zërat më denoncues kundër Rilindjes dhe veçanërisht kryetarit të saj, kryeministrit Edi Rama.

Në statusin e radhës në FB ai ka bërë një bilanc zi të “punëve” që ka bërë gjatë këtyre 6 viteve qeverisje Rama. Këtë bilanc, Maliqi, e ka bërë duke krahasuar qeverisjen e viteve 2005-2013 me kryeministër Sali Berishën dhe atë të viteve 2013-2019, të Ramës, ku diferenca është e qartë.

Çfarë dallimi? Çfarë ndryshimi? Ku ishim në 2005-2013, ku jemi në 2013-2019? Sa mbrapa e coi vendin Kryeministri Rilindas. Premtoi 300 mijë vende pune (largoi 300 mijë të rinj nga vendi). Premtoi për 300 ditë vendosjen e rendit, investime etj. por kudo papunësi, pasiguri, krime, trafiqe, burgosje politike, burgosje të varfërish, abuzime, korrupsion, paaftësi, drogë, tritol, emigrim masiv, rritje çmimesh, rritje taksash, votim njëpartiak etj. Kurse mbi 6 vjet më pare ish-Kryeministri Berisha dyfishoi pagat e mesuesëve, mjekëve etj.

Dyfishoi pensionet, bëri qindra km rrugë në fshatra e qytete, kudo inagurime me festë e kengë, lule e brohoritje, anëtaresoi Shqipërinë në Nato, bëri të mundur lëvizjen e lirë në Europë, bëri rrugën e kombit, tynelin e Elbasanit me qindra e mijëra investime të tjera dhe do ngelë në histori për këto ndryshime dhe për aktin demokratik të dorëheqjes pasi njohu humbjen në 2013. Populli i këndonte me zemër për investimet dhe ndryshimet kurse Ramës i bënë këngë Tërmeti që s’kanë lidhje me ndryshimet por kanë lidhje vetëm me rrënimin që e katandisi vendin si asnjëherë tjetër më keq.

Veprat flasin vetë, ish-Kryeministri do ngelë në histori për ndryshimet, gjurmët, kurse Rilindasi për varfërinë, papunësinë, burgosjet, shantazhimet, abuzimet dhe lidhjet me krimin. Video flet vetë. Krahasimet bëjini vetë në 2010 me liderin Berisha ku bëri qindra km rrugë e vepra të mëdha, bashkoi fshatrat me qytetet, bashkoi shqiptarët duke lënë gjurmë sot e përgjithmonë dhe pas 6 vjetësh me Kalorësin me çitjane të Rilindjes me abuzime me tendëra dhe investime zero, duke varfëruar dhe përçarë keq shqiptarët”, shkruan Maliqi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY