Korrupsion me hotelet në Velipojë, pranga 2 inspektorëve në Bashkinë Shkodër

Korrupsion me hotelet në Velipojë, pranga 2 inspektorëve në Bashkinë Shkodër

108
0
Shares

Uniformat blu të Shkodrës kanë finalizuar me sukses operacioniin e koduar “Akomoduesi”. Policia bën me dije se ka arrestuar dy inspektorë të taksave që punonin në Bashkinë e Shkodrës.

Të arrestuar kanë përfunduar inspektorët me inicialet B.P dhe I.M.Ndërkaq, inspektori D.H u shpall në kërkim policor. Arrestimi i tyre u krye nën akuzën e korrupsionit pasiv. Ndërkaq, pronari i një hoteli është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë së Shkodrës:

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Akomoduesi”

Arrestohen dy inspektorë të zbatimit në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër dhe shpallet në kërkim një inspektor tjetër i kësaj drejtorie për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike“.

Procedohet në gjendje të lirë pronari i një hoteli për “Fshehja e të ardhurave”.

Në zbatim të planit të masave për Sezonin Turistik 2019, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në D. V. P. Shkodër, në kuadër të  operacionit policor “Akomoduesi” janë ushtruar kontrolle në disa subjekte në Plazhin e Velipojës.

Si rezultat i këtyre kontrolleve janë evidentuar shkelje të bëra nga ana e punonjësve të bashkisë Shkodër dhe subjekteve në lidhje me deklarimin e të ardhurave.

Për këto shkelje u bë ndalimi i shtetasve:

  1. P., 32 vjeç, banues në Shkodër, punonjës në Bashkisë Shkodër;
  2. M., 63 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër, punonjës në Bashkisë Shkodër;

Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi D. H., 32 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi” Shkodër.

Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke qënë në pozicionin e inspektorit të zbatimit në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër, ku me anë të falsifikimit të dokumenteve kanë shpërdoruar detyrën dhe në këmbim të marrjes së ryshfetit në një subjekt (hotel) në plazhin Velipojë, kanë favorizuar këtë të fundit duke mos deklaruar numrin real të dhomave të këtij hoteli me qëllim mospagimin e taksës reale që përfiton Bashkia Shkodër.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për pronarin e hotelit, shtetasin  P. A., 36 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprat penale “Shpërdorim detyre“, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike“, “Falsifikimi i dokumenteve“ dhe “Fshehja e të ardhurave”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY