Meta mesazh të fortë: Koha është tani, në 19 tetor do të...

Meta mesazh të fortë: Koha është tani, në 19 tetor do të jetë shumë vonë

105
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka dhene nje mesazh tjetër për të dyja forcat politike në vend, duke iu kujtuar se afati kohor po iu mbaron.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se para 19 tetorit duhet të kryhen zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale.

KOHA QË TË MOS MBETEMI EDHE NË VJESHTË!

Të dashur qytetarë,
30 qershori iku si një datë e përbashkët vetëm kalendarike. Përpara kemi një datë tepër të rëndësishme, për ne dhe të ardhmen e vendit tonë, 17-18 tetor 2019, kur Këshilli i Bashkimit Europian🇪🇺 do të marrë një vendim për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë🇦🇱.
Ndaj nuk mund të vazhdohet më të ecet në dy rrugë të kundërta, që nuk takohen me njëra-tjetrën: në një anë atë të kapjes së çdo institucioni, çdo zyre dhe çdo vendi pune, dhe atë të delegjitimimit të çdo institucioni nga ana tjetër.
Të dy palët duhet t’u krijojnë mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë, që në mënyrë të qetë, civile dhe demokratike të shprehin sovranitetin e tyre për të gjitha institucionet, vendore dhe qendrore, përfshi dhe Presidentin nga populli, në 13 tetor.

KOHA ËSHTË TANI!

Në 19 tetor do të jetë shumë vonë”,-shkruan Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY