FOTO/Anita Haradinaj shkëlqen para Linda Ramës, nderohet me çmim në samitin e...

FOTO/Anita Haradinaj shkëlqen para Linda Ramës, nderohet me çmim në samitin e Londrës

399
0
Shares

Anita Haradinaj ka shkëlqyer në Samitin e Grave në Londër, teksa është përzgjidhur si një nga gratë më të fuqishme në botë, me ç’rast ka dhënë edhe një fjalim.

Anita ka shkruar se “është ndjerë e lumtur që ka mundur të ndajë një histori suksesi të grave nga Kosova mes shumë grave të suksesshme nga bota”.

E mes shumë komenteve e lëvdatave që ka marrë Anita, ajo e bashkëshortit të saj, kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, ishte ndër më të mirat.

Haradinaj shumë krenar ka shkruar në një postim në Facebook ndër të tjera: “Nuk ka ndjenjë më të mirë se të kesh pranë një grua të fuqishme, që nuk dorëzohet asnjëherë, e që lufton për të drejtat e grave!”.

Por në këtë samit të rëndësishëm mori pjesë edhe bashkëshortja e kryeministrit tjetër shqiptar, Edi Ramës. Në ditën e parë të këtij eventi, Linda mbajti një fjalim i cili nga mjaft media këtu në Shqipëri u cilësua si një “hartim” dhe u kritikua për hipokrizi.

Linda Rama që në fillim të fjalës së saj deklaroi, se për të shkruar ato fjalë ishte konsultuar me nënën e Edit, me mamanë dhe vajzën e saj Rean, si dhe djalin e vogël të kryeministrit, Gregorin. Por ajo që ra më së shumti në sy në fjalën e saj, ishte mburrja me gratë ministre në kabinetin e burrit të saj, ndërkohë që sipas statistikave në Shqipëri rreth 900 mijë gra jetojnë në kushte të vështira; pa punë apo të dhunuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY