LAJM I FUNDIT/Djali 30-vjeçar bën për spital të atin, e godet fort...

LAJM I FUNDIT/Djali 30-vjeçar bën për spital të atin, e godet fort me sëpatë

75
0
Shares
foto ilustruese

Një ngjarje e rende ka tronditur nje familje në Lushnjë, ku i biri goditi me sëpatë të atin.

Sipas policise, rreth orës 08:00 në lagjen “Xhevdet Nepravishta” Lushnje, shtetasi D.V, 30 vjeç, për motive të dobëta ka goditur me sëpatë babain e tij, shtetasin K.V, 67 vjeç.

Pasi ka goditur babain, shtetasi D.V është larguar nga vendngjarja por është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë e cila ishte në ndjekje të tij.

Shtetasi K.V ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY