Presidentja e re e KE, Kryemadhi: Urime! Me ju Shqipëria do të...

Presidentja e re e KE, Kryemadhi: Urime! Me ju Shqipëria do të jetë në fokus

157
0
Shares

Ursula von der Leyen është zgjedhur Presidente e KE, duke marrë drejtimin e një ndër institucionet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian.

Mesazhet e urimit për të kanë qenë të shumta edhe nga politika shqiptarëve. Atyre iu është bashkuar edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila i ka përcjellë Presidentes Leyen urimet e sinqerta.

Kryemadhi shpreh bindjen se nën drejtimin e saj, KE do të ketë një fokus të veçantë në perspektivën evropiane të Shqipërisë.

“Urimet më të sinqerta gruas së parë të zgjedhur si Presidente e Komisionit Europian, Znj. Ursula von der Leyen.

Jam e bindur se nën drejtimin tuaj, KE do të ketë një fokus të veçantë në perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht Shqipërisë, si një aleate e palëkundur e vlerave europiane!”, shkruan Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY