Vijon përplasja me mazhorancën, Meta kthen dhe një ligj tjetër

Vijon përplasja me mazhorancën, Meta kthen dhe një ligj tjetër

116
0
Shares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka kthyer qeverisë dy ligje, të miratuara në seancën e 20 qershorit.

Perveç ligjit për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve, bëhet fjalë edhe për ligjin për vetëqeverisjen vendore.

Në shpjegimet e tij, Presidenti thotë se Kuvendi i Shqipërisë duhert të rishikojë nenet 3 dhe 4 të ligjit për vetëqeverisjen vendore.

Presidenti i Republikës, konstaton se Kuvendi i Shqipërisë, me ndryshimet që ka vendosur të realizojë nëpërmjet nenit 3 dhe 4 të ligjit nr. 38/2019, po krijon një kompetencë të re për autoritetet vendore, por nuk ka parashikuar asnjë dispozitë mbi mënyrën ligjore se si këto autoritete (Këshillat Bashkiakë) do të formojnë vullnetin e tyre për të përzgjedhur subjektin me të cilin do të hyjnë në marrëdhënie për të zhvilluar pasuritë e paluajtshme në pronësi të tyre”, thuhet ndër të tjera në arsyetimet e kreut të shtetit.

Kjo gjendje paqartësie, -shprehet Presidenti-krijon shteg për abuzim dhe mundësi që në praktikë kjo kompetencë e re të keqpërdoret me pasoja të pariparushme për pronën publike dhe interesin publik.

“Gjithashtu, e drejta për zhvillim e pronës në pronësi të pushtetit lokal është drejtpëdrejtë një mënyrë tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme”, thotë Presidenti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY