STOP/ Drejtori i shkarkuar nxjerr blof ministrin Ilir Beqaj

STOP/ Drejtori i shkarkuar nxjerr blof ministrin Ilir Beqaj

58
0
Shares

Një ditë më parë, emisioni investigativ “STOP”, në Televizionin Klan, transmetoi bisedën telefonike të Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj me ish-kreun e Fondit të Kujdesit Shëndetësor të Tropojës, Çlirim Hajdarmataj.
Në këtë bisedë telefonike, Ministri Beqaj i kërkon llogari zyrtarit të Tropojës, se pse nuk mori pjesë në mbledhjen e asamblesë socialiste të qytetit, duke i bërë të ditur edhe shkarkimin nga puna.
Pas transmetimit të kësaj bisede në emisionin “STOP”, vetë Ministri reagoi në rrjetin social “Facebook”, duke u shprehur se shkarkimi ishte bërë për shkelje ligjore, për pagesë të një punonjësi pa u paraqitur në punë.

Ja se çfarë shkruan ai në profilin e tij.


il1“Po, ajo çka është incizuar dhe transmetuar sonte si një “skandal” i madh, është e vërtetë, por jo e gjithë e vërteta. Sepse, faktikisht, zotëria nuk është larguar nga puna si anëtar i padisiplinuar i PS-së dhe as është larguar me kërkesën time.
Por, është larguar pasi është kapur në shkelje flagrante të ligjit.
Shkelja në fjalë ishte se i ka paguar rrogën për tre muaj personit në detyrën e ekonomistit, i cili nuk ka qenë fare në Shqipëri gjatë kësaj kohe.
Kështu që, duke shprehur keqardhjen që ‘u mbars mali e polli një mi’, si dhe duke i siguruar teleshikuesit apo lexuesit e gjysëminformuar mbi këtë episod, se hakmarrja e asnjëlloj natyre nuk është as pjesë e kulturës sime shoqërore, apo aq më pak e edukatës sime familjare, mbetem i përkushtuar në realizimin e objektivave të Qeverisë në sektorin ku kam nderin të drejtoj si ministër i shëndetësisë”.

Por vetë Hajdarmataj iu përgjigj tashmë nga SHBA Ministrit, duke i thënë se kishte deklaruar një të pavërtetë dhe duke e sfiduar me vajtjen në prokurori. Ai nuk ngurron t’i shkruajë Ministrit në statusin e lartpërmendur.


il2“Z. Ministër! Është shumë gënjeshtër e shëmtuar kjo që po thua ti. Nuk është e vërtetë, siç e di edhe vetë ti, që të kam vënë në dijeni me mesazh dhe atë ditë që zgjodhe sekretarin e PS në Tropojë, ta kam sqaruar përballë. Personi në fjalë me dt. 15. 06. 2016. Deri më dt. 13. 07. 2016 ka qenë me leje. Dhe është larguar nga puna pasi nuk është paraqitur në punë. Asnjë ditë pune nuk është paguar në mënyrë të padrejtë. Por ti je vënë në dijeni gabim siç je informuar vazhdimisht për çdo vendimarrje politike që ke bërë.
Referoje rastin në prokurori, por e ke të qartë, që pasi të hetohet do të thërrasin për kallëzim të rremë, unë të them publikisht që është shpifje, gënjeshtër për tu mbrojtur”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY