Po shkonte për plazh, përplaset për vdekje këmbësorja në Golem

Po shkonte për plazh, përplaset për vdekje këmbësorja në Golem

104
0
Shares

Nje tjetër viktimë është shënuar mengjesin e sotem, si pasoje e nje aksidenti në mbikalimin e Golemit.

Policia ben me dije se këmbësorja ka humbur jetën.Për pasojë, ka gjetur vdekjen shtetasja Brunilda Shuti. Ajo ka ndërruar jetë sapo ka hyrë në ambulancë.

Bashkë me viktimën ishin edhe tre persona të tjerë që vinin nga Berati, dhe pasi zbresin nga autobusi tentojnë të kalojnë rrugën për në plazh.

Tiranë
Informacion Paraprak

Rreth orës 8:30 në rrugën kryesore, në mbikalimin e Golemit, mjeti me drejtues shtetasin E.S.,25 vjeç ka aksidentuar këmbësoren B.SH., 38 vjeç banuese në Berat. Per pasojë te plagëve të marra ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit eshte shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY