DETAJE/Aksidenti i rëndë në Divjakë, viktima po ndiqte hajdutët e lopës

DETAJE/Aksidenti i rëndë në Divjakë, viktima po ndiqte hajdutët e lopës

146
0
Shares

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti që ndodhi në  “Tre urat” në Divjakë, ku humbi jetën babai dhe u plagos u biri.

Mësohet se viktima është 57-vjeçari, Agim Muça ndërkohë që ka mbetur i plagosur djali i tij.

Sipas burimeve, gjatë natës  57-vjeçarit, i kanë vjedhur në banesë lopën. Pasi ka parë autorët ai është vënë në ndjekje të tyre, po për pasojë ka humbur kontrollin mjetit.

Mësohet se viktima po drejtonte mjetin  tip “Ford” i cili ka dalë nga rruga duke e lënë atë të vdekur në vend ndërkohë që djali i tij Rr.M, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Informacion paraparak i policisë:

Sot rreth orës 05:30, në vendin e quajtur “Tre urat” Çermë Sektor, shtetasi A.M, 57 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka gjetur vdekjen në vend drejtuesi i mjetit dhe është dëmtuar djali i tij shtetasi Rr.M, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY