Shqiptarët nuk protestojnë për naftën edhe pse paguajnë çmimin më të...

Shqiptarët nuk protestojnë për naftën edhe pse paguajnë çmimin më të lartë

102
0
Shares

Paguajnë çmimin më të lartë në Evropë për naftën që pritet të rritet edhe pas një propozimi të ministres Belinda Balluku, por makinat nuk i fikën.

Të mësuar me faktin se zëri i tyre për herë e më pak po dëgjohet, duket se shqiptarët po e shohin më të arsyeshme të heshtin sesa të reagojnë përballë çmimeve në rritje, jo vetëm të karburantit.

Për mungesë të informacionit dhe për shkak të orarit të përcaktuar që përkonte me pikun e lëvizjes dhe punët ditore nuk protestuan edhe pse çmimin e naftës e quajnë të papërballueshëm.

Rritja e naftës do tu rëndojë qytetarëve në xhepa me rritje të shërbimeve në transport dhe fusha të tjera.

Më herët biznesi ka shprehur shqetësim lidhur me nismën e fundit të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku që do të çojë drejtpërdrejt në rritjen e mëtejshëm të çmimeve të karburanteve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY