Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të pa ekspozuarit” të Ylli Rakipit në TV “News 24”, tregoi saktësi se kush ishin 5 shkallët nëpër të cilat kalonte trafiku i kanabisit në vend, që nga mbjellja e deri tek transporti.
“Njerëzit që marrin pjesën e luanit janë grosistët, ata që nuk u goditën asnjëherë.
Në Lazarat u godit fshati. Paraja, industria u godit, kryesorët janë këta që kanë linjat e trafikut ndërkombëtar.
Shkalla e dytë janë financuesit u futën në treg edhe operatorë të rinj. Këta janë njerëz që me biznese legale s’kanë pasur sukses. U joshën dhe investuan.
Shkalla e tretë janë ata që japin garanci, këta janë të korruptuarit në politikë, vendorët, kryetarë bashkie dhe deputetë të zonës.
Shkalla e katërt janë organizatorët, këta gjejnë tokën dhe fuqinë punëtore. Gjejnë grupin që do ta ruajë.
Shkalla e pestë janë punëtorët.
Ideja fillestare e mendjes diabolike që e ka krijuar i ka punësuar këta njerëz. çfarë ka ndodhur?
Më rezulton se në gjithë territorin mund të jenë 100 mijë njerëz. Për kanabisin duhet infrastrukturë e gjerë, para se produkti të shkojë në treg”.
Gazetari Artan Hoxha habit kur thotë se garantuesit dhe punëtorët janë ata që fitojnë nga kjo sipërmarrje, pasi ata paguhen që në fazën e mbjelljes dhe korrjes së kanabisit.
“Vërej këtë gjë, deri tani kanë fituar grosistët, këta po blejnë lirë se kanë infrastrukturë ku ta mbajnë drogën. Kanë fituar të tretët garantuesit, kanë fituar punëtoret se lekët i merrnin në fund të ditës apo javës”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/