“Televonela Shullazi”, shtyhet sërisha seanca, ja aryseja

“Televonela Shullazi”, shtyhet sërisha seanca, ja aryseja

100
0
Shares

Është shtyrë edhe sot në gjykatën e krimeve të rënda, seanca gjyqësore në ngarkim Emiljano Shullazit e bandës dhe anëtarët e bandës së tij.

Shkak për shtyrjenpër të disatën herë të gjyqit u bë mungesa e avokatëve të caktuar kryesisht nga gjykata.

Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Eltela Tema, Arben Vrioni dhe Albana Boksi caktuan datën 26 korrik, si datë për mbajtjen e seancës së radhës.

Gjatë seancës i pandehuri Gilmando Dani, kundërshtoi caktimin e gjyqtarit Arben Vrioni, dhe kërkoi përjashtimin e tij me pretendimin se ka konflikt interesi pasi ka gjykuar Vollgën në Apelin e Durrësit.

Seancat për kete çështje janë shtyrë disa herë brenda një kohe të shkurtër.

Në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë për përvetësim pasurie, kërcënim, e grup të strukturuar kriminal Emiljano Shullazin, i cili u dënua me 14 vjet burg.

Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY