Po boshatiset Shqipëria, Banka Botërore jep shifrat alarmante: Ja sa do largohen...

Po boshatiset Shqipëria, Banka Botërore jep shifrat alarmante: Ja sa do largohen deri në vitin 2050

127
0
Shares

Së paku deri më vitin 2050 shqiptarët që do të emigrojnë do të jenë në nivele shumë më të larta se ato që do të zgjedhin të rikthehen për të jetuar në Shqipëri.

Një parashikim i fundit i Bankës Botërore, tregon se për periudhën 2017- 2022 emigracioni neto (diferenca ndërmjet të ikurve dhe atyre që rikthehen) do të jetë-40,000 persona.

Deri në vitin 2047, Banka parashikon që emigracioni neto të vazhdojë me të njëjtat ritme, pra çdo 5 vjet të ikin (neto) nga vendi rreth 40 mijë persona, duke e çuar numrin total të të larguarve (duke zbritur ata që kthehen) në 280 mijë persona.
Me shtesën natyrore të popullsisë që po shkon drejt zeros dhe nivelin e lartë të emigracionit, Shqipëria pritet të tkurret me shpejtësi.

Shtesa natyrore drejt zeros

Diferenca ndërmjet lindjeve dhe vdekjeve, ajo që përcakton shtesën natyrore të popullsisë, është duke ngushtuar me shpejtësi vit pas viti, duke lajmëruar se shumë shpejt numri i vdekjeve në Shqipëri të jetë më i lartë se i lindjeve. Kjo do të çonte popullsinë e vendit në rënie pa kthim, pa marrë në konsideratë fenomenin e emigracionit.

Gjatë vitit 2018, shtesa natyrore e popullsie ishte 7130 persona, niveli më i ulët së paku që nga viti 1948, pak vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore sipas të dhënave të INSTAT. Por të dhënat më të hershme, por jo të grupuara vit pas viti, tregojnë se Shqipëria ka shtesën natyrore të popullsisë në nivelin më të ulët që nga viti 1923, pasi shtesa e popullsisë gjatë viteve 1923-1945, sipas të dhënave zyrtare, ishte mesatarisht mbi 18 mijë persona në vit. https://ëëë.monitor.al/shqiperia-drejt-shuarjes-shtesa-natyrore-e-popullsise-ne-2018-n-me-e-uleta-qe-kur-ka-nisur-regjistrimi-ne-1923/

Popullsia nën 1 milion banorë

Sipas projeksioneve të Departamentit të Popullsisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Varianti pesimist parashikon që vitin në 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë. Ndërsa skenari normal parashikon që Shqipëria të popullohet me vetëm 1 milionë e 600 mijë banorë. Skenari optimist që parashikon emigracion zero dhe ecuri normale të normave të fertilitetit parashikon që popullsia e vendit deri në vitin 2100 të jetë 2 milionë e 800 mijë banorë, nga rreth 2,9 milionë që numërohen afërsisht aktualisht. https://ëëë.monitor.al/parashikimi-frikshem-okb-popullsia-shqiptare-rrezikon-te-katandiset-860-mije-banore-deri-ne-vitin-2100/

Emigracioni në vite

Vendi e përjetoi traumën më të madhe të fenomenit të emigracionit në vitin 1992 kur emigracioni neto shënoi -443 mijë persona, sipas Bankës Botërore. Ngjarja shokuese u përsërit me ritme të forta në periudhën 1992- 1997, dukeku emigracioni neto shënoi -179 mijë persona, ku kulmi ishte në periudhën e piramidave. Më pas, deri në vitin 2002 ikën edhe 93 mijë persona.

Banka parashikon që në mënyrë sistematike emigracioni neto -40 mijë persona në pesëvjeçarët deri në 2022, 2027, 2032, 2042 dhe 2047.
Shqipëria radhitet në vendet me potenciale të larta të emigrimit. Parashikimet e Bankës Botërore për tre dekadat në vijim u bënë në projeksionet e reja të saj të publikuara së fundi mbi ecurinë e popullsisë globale.

Sipas një analize të mëparshme të BB-së, Shqipëria ka shënuar nivelin më të lartë të emigracionit neto ndër të gjitha vendet e rajonit krahasuar me numrin e popullsisë.

Emigracioni neto gjatë periudhës 2011-2015 ishte – 91,750 persona (diferenca ndërmjet ikjeve dhe ardhjeve). Pas Shqipërisë Serbia ka shënuar një emigracion neto ne rreth 100 mijë persona në pesë vitet e fundit, por popullsia e saj është gati tre herë më e madhe se Shqipërisë.

Pas një stabilizimi në mesin e viteve 2000 emigracioni ka nisur të theksohet pas krizës së viteve 2008. Me këto ritme rajoni i Ballkanit sidomos Shqipëria është duke humbur avantazhin konkurrues, kapitalin njerëzor dhe krahun e lirë të punës që zë mbi 80 për qind të eksporteve në vend.
Shqipëria u rendit në mesin e vendeve me potencial të lartë të riskut social, e ndikuar nga niveli i lartë i emigracionit, që e kombinuar me një krizë fiskale e bën vendin jo shumë të lakmueshëm për të bërë biznes. /Monitor.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY