Detaje nga ngjarja tragjike në Kanionin e Holtës, si humbi jetën fizioterapistja:...

Detaje nga ngjarja tragjike në Kanionin e Holtës, si humbi jetën fizioterapistja: Vëllai i saj u hodh për ta shpëtuar

129
0
Shares

Kishte shkuar për të vizituar Kanionin e Holtës në Gramsh bashkë me familjen, mbytet 25-vjeçarja nga Lushnja.  Edhe pse Desantila Sollaku e kishte menduar pasditen e së dielës një kohë të bukur me prindërit dhe vëllain e saj, gjithçka përfundoi tragjikisht.

E reja u mor nga rrjedhja e lumit, ndonëse vëllai i saj i vogël hyri në ujë për ta shpëtuar nuk ia doli dot. Pjesë e tyre nuk ishte motra binjake e 25-vjeçares, e cila momentalisht jeton në Gjermani.

NGJARJA

Dy grupe të ndarë në dy autobusë ishin nisur herët në mëngjes drejt Holtës. 33 turistë nga Lushnja dhe Puka kanë mbërritur në Holtë dhe kanë nisur të shijojnë bukuritë e natyrës si edhe rrjedhën e ujit që, fatkeqësisht, të dielën ishte shumë i egër për shkak të shirave me shtrëngata. Një grup turistësh kanë hyrë në ujë, mes tyre edhe 25-vjeçarja nga Lushnja. Tmerri, ulërimat kanë përfshirë zonën ku uji rrëmbeu 25-vjeçaren me profesion fizioterapiste, katër fëmijë dhe dy të rritur.

Burime në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se ndërsa pa motrën që po e merrte uji me vërshim, vëllai i saj është hedhur për ta shpëtuar. Bashkë me të dhe një i afërm i tyre, por nuk ia dolën dot. Trupi i 25-vjeçares u zbulua rreth 500 metra larg vendit, ku ishte marrë nga rrjedha. Mjetet e ambulancës, zjarrfikëset e Gramshit, polumbarët mbërritën në vendin e ngjarjes.

Nisën kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të vajzës, ndërsa vëllai i saj mundi të shpëtojë. Për shpëtimin e personave të rrezikuar nga mbytja për shkak të rritjes së ndjeshëm të nivelit të ujit, ndërhynë polumbarët dhe forcat e RENEA-s.

Personat e rrezikuar kishin humbur kontaktet dhe shkak ishte bërë rryma e fuqishme e ujit. Ndërkohë, vëllai i 25-vjeçares gjatë përpjekjeve për të shpëtuar motrën ka pësuar dëmtime dhe për këtë arsye u dërgua në Spitalin e Gramshit për të marrë ndihmë mjekësore. Ngjarja e rëndë ka ardhur për shkak se turistët nuk kanë pasur informacion për terrenin e vështirë dhe nivelin e ujit që ishte rritur ndjeshëm për shkak të reshjeve të një nate më parë.

Mësohet, se dy grupet ishin të ndarë në autobusë, në 18 dhe 15 persona, por që nuk kanë pasur njohuri rreth zonës dhe janë shpërndarë në grupe të njohurish. Zona në fjalë nuk ka mundësi komunikimi me telefon, çka ka vonuar edhe lajmin drejt Policisë dhe ambulancës së Gramshit.

Fatmirësisht, grupet e shpëtimit arritën që të nxirrnin nga kanionet fillimisht katër fëmijët, ndërsa më pas vëllanë e viktimës edhe mikun e familjes, ndërsa 25-vjeçarja u gjet e pajetë. Ndërsa turistët e tjerë që ishin pjesë e dy grupeve që po vizitonin Kanionin e Holtës mësohet se nuk kanë pasur probleme.

Gjithsesi, Policia ka vijuar krehjen e zonës për t’u siguruar se nuk ka persona të tjerë që kanë nevojë për ndihmë. Vitet e fundit kanionet janë kthyer në një nga vendet më të vizitueshme të turistëve vendas dhe të huaj./Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY