Vlorë, dy të vdekur nga korenti në pak orë

Vlorë, dy të vdekur nga korenti në pak orë

112
0
Shares

Dy persona mbrëmjen e djeshme humben jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike. Të dyja ngjarjet ndodhën në në Vlorë në harkun e pak orë orëve. Viktimat janë një elektriçist dhe një qytetar.

Ngjarja e parë u regjistrua rreth orës 18:50, në lagjen “Kushtrimi” ku shtetasi P. H., 56 vjeç, punonjës i OSHEE Vlorë, duke punuar privatisht në një banesë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka humbur jetën.

Ndërkohë rreth orës 21:10, 63-vjeçari N. L., ka  humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike në fshatin Alikokë.

Grupi hetimor  po punon për sqarimin e plotë të  rrethanave të të dyjave ngjarjeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY