Itali, tre italianë sulmojnë me armë katër shqiptarë, dyshohet për grabitje

Itali, tre italianë sulmojnë me armë katër shqiptarë, dyshohet për grabitje

55
0
Shares

Një përleshje me armë ka pasur natën e kaluar në zonën e Tor Vergatës në Romë.
Tre italianë kanë qëlluar me armë ndaj një grupi shqiptarësh. Ngjarja ka ndodhur përpara një bar-kafeje në rrugën Musomelil.
Policia italiane ka mundur brenda një kohe të shkurtër, të ndalojë tre italianët, personat përgjegjës për këtë ngjarjes që janë të moshave, 58, 31 dhe 23 vjeç. Ata janë arrestuar me akuzën e tentativës së vrasjes.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka marrë dëshmitë e 4 shqiptarëve, të cilët për ti shpëtuar plumbave kishin hyrë në bar-kafenë. Tre personat që kanë qëlluar ishin duke udhëtuar me një makinë Nisan Micra kur janë qëlluar. Policia tha se ka marrë edhe dëshmitë e personave të tjerë dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave.
Policia italiane thotë se në banesat e të arrestuarve ka gjetur edhe tabela të karabinierëve dhe dyshohet se ata ndalonin makina me qëllim për ti grabitur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY