VIDEO/ Lirohet studentja Mirela Ruko, 10 orë pas sulmit ndaj Lindita Nikollas

VIDEO/ Lirohet studentja Mirela Ruko, 10 orë pas sulmit ndaj Lindita Nikollas

74
0
Shares

Rreth orës 03:00 e mëngjesit të sotëm, studentja Mirela Ruko u lirua nga policia pas shoqërimit për sulmin me salcë ndaj ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.
Pas rreth 10 orës shoqërimi nga Komisariati Nr. 1 i Policisë së Tiranës, ndaj saj janë ngritur disa akuza.
“Pak momente më parë, pas mbajtjes së padrejtë për më tepër se 10 orë në ambientet e komisariatit nr. 1, dhe po kaq orë qëndresë nga studentë, aktivistë e qytetarë, më në fund aktivistja Mirela Ruko u lirua.
Ju falënderojmë të gjithëve për mbështetjen dhe solidaritetin! Rezistenca do të vazhdojë, edhe më e fortë! Pushtetarët nuk kanë parë gjë akoma!
Për Universitetin, Për Shoqërinë!”, shkruhet në faqen “Për Universitetin”, lëvizje ku bën pjesë edhe studentja Ruko.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY