Arrestimi “live”/ Bardh Spahia rrëfen momentin: Policët nuk e dinin as përse...

Arrestimi “live”/ Bardh Spahia rrëfen momentin: Policët nuk e dinin as përse po më ndalonin

110
0
Shares

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka folur mbi momentin e arrestimit gjatë një lidhjeje direkte me emisionin “Open” në televizionin “Top Channel”.

Në një intervistë për emisionin “Kjo javë” të gazetares Nisida Tufa në “Neës 24”, Spahia tha se në momentin që ishte arrestuar, policët nuk dinin arsyen përse po e ndalonin, ndërsa merrnin nga eprorët urdhra nëpërmjet telefonit.

“Pjesa e arrestimit ishte publike, ishte masë absurde. Nuk ishte e vërtetë që po i fshihesha policisë, por psikologjikisht e prisja. E ndjeja veten një qytetarë të thjeshtë.

Gjatë rrugës për në komisariat mu duk se policët nuk e dinin se përse po më ndalonin, ata merrnin urdhra në telefon. Kishte dhe policë me maska sikur po arreston ndonjë kriminel. Për mua ishte një situatë absurde, nuk e kisha imagjinuar kurrë që do gjendesha në një situatë të tillë.

E përballova në mënyrën më të natyrshme të mundshme, u mundova të paktën. Kuptova edhe situatën e vështirë në të cilën policët ndodheshin ën raport me mua. Më bënte përshtypje izolimi i plotë nga jashtë. Ishte një izolim i plotë, jam takuar vetëm me avokatin tim. Gjëja më shqetësuese ka qenë izolimi i plotë”, tha Spahia.

Ish-deputeti demokrat fitoi dy ditë më parë lirinë nga Gjykata e Apelit në Durrës, që e konsideroi të paligjshëm arrestimin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY