Kryetari i PD ndryshon koordinatorët në rrethe

Kryetari i PD ndryshon koordinatorët në rrethe

167
0
Shares

Pas analizës së kryer në mbledhjen e Kryesisë, Partia Demokratike ka vendosur të ndryshojë koordinatorët e deleguar në degët e saj në rrethe.

Nëpërmjet një shkrese zyrtare, që mban datën 12 korrik dhe firmën e kryedemokratit, Lulzim Basha, bëhet me dije se koordinatori i ri i qytetit të Shkodrës do të jete Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, që do të pasojë ish-deputetin, Flamur Noka.

Disa nga ndryshimet kryesore:

Ne Elbasan ishte Luçiano Boçi, emërohet Flamur Noka

Enkelejd Alibeaj ishte në Fier, emërohet në Dibër

Edmond Spaho ishte në Elbasan, emërohet në Tiranë

Sahit Dollapi ishte në Lushnje,  emërohet në Korçë

Ervin Saliajni ishte në Korçë, emërohet në Gjirokastër

Endri Hasa ishte në Elbasan, emërohet në Korçë

Oerd Bylykbashi ishte në Durrës, emërohet në Tiranë

Vendimi vjen pas mbledhjes së Bashës me kryebashkiakët e djathtë dhe strukturat e PD-së, që kishte në fokus vijimin e aksionit të opozitës së bashkuar joparlamentare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY