Arrestohet bankieri ne Shkoder, mori 28 milione leke te klientevr

Arrestohet bankieri ne Shkoder, mori 28 milione leke te klientevr

126
0
Shares

Një ish-punonjës i një banke të nivelit të dytë, i dënuar me 10 vite burg, ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës. Finalizimi i operacionit policor të koduar “Transaksioni” arrestoi  Olsi Boriçin,  banues në Shkodër.

Kapja e tij u bë në një banesë në lagjen “Skënderbeg”. Gjykata e Apelit Shkodër në vitin 2017  e ka dënuar me vendim të formës së prerë  me 10 vite burg, për veprën penale “Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit” .

“Ky shtetas  në bashkëpunim me një shtetas tjetër, duke qenë punonjës të një banke të nivelit të dytë kanë kryer disa transaksione në shuma të konsiderueshme parash pa miratimin e klientëve  të kësaj banke dhe duke falsifikuar nënshkrimet e tyre kanë përfituar  në mënyrë të paligjshme 28.000.000 lekë (të reja), këto veprime janë kryer në data të ndryshme të muajit shtator të vitit 2009”.

Personi do i dorëzohet shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY