Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë Artan Andoni 42 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tij u bë sepse, më datë 17. 11. 2016, rreth orës 19:30 kas bërë kallëzim shtetësia S. G., 20 vjeçe, banuese në Durrës, pasi A. Andoni për një periudhë 3 mujore e ka përndjekur në ambiente publike, në mënyrë të vazhdueshme.
Andoni është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës, pronës, familjes dhe lëndëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Përndjekja”parashikuar në nenin 121/a të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/