“Skifterat” mësyjnë në banesën e 29-vjeçarit në Tiranë, të rinjtë e arrestuar...

“Skifterat” mësyjnë në banesën e 29-vjeçarit në Tiranë, të rinjtë e arrestuar me precedent penalë

99
0
Shares

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, vunë në praga dy autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë të 29 vjeçarit.

Autorët e dyshuar kanë vjedhur me dhunë 29 vjeçarin në banesën e tij në Tiranë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr 1, pas kallzimit të marrë nga shtetasi M.M, se dy persona i kishin hyrë në banesë dhe nëpërmjet dhunës i kishin marrë orën dhe celularin, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta dhe në bazë të infoiramcioneve të marra në rrugë operative brenda një kohe të shkurtër u bë e mundir identifikimi, kapja dhe arrstimi i autorëve të dyshuar, konkretisht:

• K.A., 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

• XH.F., 28 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale orën dhe aparatin celular që këta shtetas i kishin marrë me dhunë shtetasit M.M

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim, në ngarkim të K. A dhe XH. F,”-sqaron policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY