“Skandali i tretë më i ri”, PD siguron faktet: Në Vaun e...

“Skandali i tretë më i ri”, PD siguron faktet: Në Vaun e Dejës u votua me fletë të falsifikuara

163
0
Shares

Partia Demokratike ka vijuar me publikimin e fakteve të cilat tregojnë anën tjetër të votimeve të 30-Qershorit.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi denoncon votimet sipas tij me fletë të falsifikuara në Vuan e Dejës, ku këtë zonë u dogjën një ditë përpara votimeve materialet zgjedhore.

Sipas numrit dy të PD-së, fletët e votimit kanë hyrë në doganë një orë pasi kishte nisur procesi.Sipas tij, ky është skandal i ri që provon se Edi Rama nuk bën dot zgjedhje të lira.

Reagimi i plotë i Gazmend Bardhit:

Votimet moniste të 30 Qershorit ishin prova e radhës se me Edi Ramën nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Komisioni Qendror i Vjedhjeve, nen urdhrat e Rames, është përfshirë nga skandali në skandal. 3 jane skandalet me te medha, ku eshte kapur ne flagrance.

Falsifikoi dhe manipuloi pjesëmarrjen në votime për llogari të propagandës së Edi Ramës.

Falsifikoi rezultatin e votimeve në Bashkinë Elbasan sipas urdhrave te Taulant Balles per te fshehur se per Elbasanin kishte me shume vota per kandidatin sesa flete votimi ne kuti. 

Ka lejuar që në Vaun e Dejes te kryhet votim me flete te fallsifikuara dhe qe nuk i dihet origjina e tyre. Ky i treti është një skandal i ri, për te cilin kemi ne dore disa dokumente qe e provojnë atë.

Dokumenti i doganes tregon se fletet e votimit kane wene ne dogane ne oren 7.58 te se dieles, ndersa votinet kane nisur ne oren 7.00

Duke qene se materialet zgjedhore u dogjen, KQZ vendosi ne 28 qershor nxjerrjen jashtë përdorimit te te gjitha fleteve te votinit, rreth 40 mije te tilla, te te gjitha materialeve te tjera zgjedhore, perfshire lista, vula etj.

Në orën 07:00 te 30 qershorit, u deklarua se edhe me angazhimin personal te deputetit Tom Doshi, person ne listën e zezë të SHBA, gjithçka ishte ne rregull, fletet kishin ardhur, materialet zgjedhore gjithashtu, dhe kishte nisur procesi i votimit në të gjitha QV e Bashkisë së Vaut të Dejës.

E gjitha është një gënjeshtër. Është mashtrim publik me pasoja të rënda i KQZ. Sipas dokumenteve zyrtare rezulton se Fletët e Votimit në orën 07.58 min të datës 30 Qershor kanë qenë ende në Doganën e Hanit të Hotit. Ky është dokumenti që provon se në orën 8 të mëngjesit të datës 30 Qershor fletët e votimit ishin ende në Doganë.

Nëse në orën 8 të mëngjesit Fletët e Votimit ishin ende në Doganë, cdo shqiptar pyet sot me cfarë fletësh votimi nisi procesi i votimit në orën 7.00?

Sa zgjati procedura e dërgimit të tyre në KQZ, marrjes së tyre në dorëzim nga KQZ, nisjes për në KZAZ, shpërndarjes në cdo QV?

I gjithë dokumentacioni zyrtar mbi këtë cështje, fakton një skandal të jashtëzakonshëm, një proces privat dhe kriminal të kryer nga KQZ në bashkëpunim me KZAZ e Vaut të Dejës, për të cilën prokuroria duhet të kishte nisur menjëherë hetimet penale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY