Dëshmia tronditëse e shqiptarit që vrau babain në Greqi: Ishte barbar! Më...

Dëshmia tronditëse e shqiptarit që vrau babain në Greqi: Ishte barbar! Më detyronte të flija lakuriq dhe…

559
0
Shares

Më 27 Maj 2018, në Zakyntho të Greqisë u shënua një ngjarje e rëndë, ku djali shqiptar vrau babain e tij 70-vjeçar. Prej një viti vijon gjyqi për 27-vjeçarin shqiptar.

Një ditë më parë, Aleksi doli para Gjykatës ku u zhvillua seanca e mbrojtjes dhe pranoi krimin. Megjithatë, ai tha se nuk dëshironte të vriste babain, por ishte i detyruar për shkak se e dhunonte vazhdimisht.

“Nuk doja të vrisja babain. Ai ngjalli zemërimin tim. Druri që haja unë dhe familja ime më çuan në këtë pikë, unë kurrë nuk kam lënduar askënd. Nuk kishte ditë që gjakosesha nga hunda dhe goja. Nuk kishte ditë që nuk shikoja mamanë time të zvarritej në dyshime. Fjalë për fjalë, hanim bukë me gjak”, u shpreh Aleksi para trupës gjykuese, duke përshkruar edhe tmerrin që ka përjetuar kur ishte i mitur, sepse sipas tij,është abuzuar seksualisht nga i ati.

“Ai nuk ishte baba, ishte barbar. Në darkë më detyronte të flija lakuriq dhe në mëngjes kur zgjohesha e gjeja mbi vete. Nuk më lejonte të shkoja në shkollë. Disa gjëra nuk harrohen. Si mundet ta harrojë një fëmijë poshtërimin nga babai i tij”.

27-vjeçari shqiptar është fëmija i dytë nga martesa e dytë e viktimës. Më pas, 70-vjeçari me origjinë greke, ishte martuar për herë të tretë me një grua rumune, e cila vdiq para disa vitesh nga një sëmundje e pashërueshme. Me gruan e tretë, ai pati edhe dy fëmijë të tjerë, një djalë 7 vjeç dhe një vajzë 10 vjeç. Edhe me ata, Aleksi thotë se i ati i tij kishte abuzuar seksualisht.

Vendimin për të vrarë të atin, thotë se e mori për të shpëtuar edhe vëllezërit e tij që abuzoheshin.

“Nuk dija çfarë të bëja. Babai më detyroi ta vrisja për atë që kisha parë dhe përjetuar. Deri në momentin e fundit që jam keqtrajtuar, nuk e kam ndjerë kurrë dashurinë e babait”.

Në Gjykatë, Aleksi shpjegoi edhe faktin përse në Greqi jeton me leje qëndrimi si shqiptar. Mamaja e tij është me origjinë shqiptare. Edhe pse ka lindur në Greqi me baba grek, ai nuk është regjistruar si i tillë në gjendjen civile. /tvklan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY