FOTO LAJM/ Puthja e fundit të Luftës së Dytë Botërore…, në Tiranë...

FOTO LAJM/ Puthja e fundit të Luftës së Dytë Botërore…, në Tiranë dhe në New York…!

124
0
Shares

Fotoja e mësipërme tregon dy partizanë që festojnë çlirimin e Tiranës më 17 nëntor të vitit 1944. Gëzimin për fitoren shihet që e shfaqin me një puthje në buzë.
Fotoja është postuar nga Erald Kapri, i cili e shoqëron atë me këtë diçiturë.
“Dy trimat e partisë që po shijojnë marrjen e pushtetit. Tirane, 17 Nëntor 1944. P. S. E gjeni tek ekspozita e Arkivit të Shtetit”.
Ndërsa fotoja më poshtë është memorizuar në kujtesën e shumë qytetarëve amerikanë…, dhe jo vetëm.
Nuk është foto e dy të dashuruarve të mbërthyer në një puthje pasionante, në Manhattan. Në fakt deri atë ditë ata as që e kishin parë ndonjëherë njëri-tjetrin.
Si ndodhi kaq papritur ky afrim magnetik faqe tërë botës?
Cila është historia pas kësaj fotografie?
Ishte në 14 gusht, 1945.
Marinari Xhorxh Mendoza nuk kishte shumë që ishte kthyer nga shërbimi ushtarak në Paqësor dhe atë ditë kishte lënë takimin e parë me një vajzë, e cila më vonë do të bëhej gruaja e tij. Po rrëkëllente një shishe birrë në banakun e një bari, në “Time Square”, kur papritur radiot nga të gjitha anët lajmëruan dorëzimin e Japonisë dhe mbarimin e Luftës së Dytë Botërore. Thirrje gëzimi të menjëhershme shpërthyen nga godinat e dyqanet përreth. Hare e papërshkrueshme.
Njerëzit dolën në rrugë.
Xhorxh Mendoza po ashtu.
Qe një nga ato momente të rralla kur gëzimi “del nga kontrolli”.
Imagjinoni një ushtar që luftën e ka fare të freskët dhe pikërisht atë çast i shfaqet përpara kjo infermiere e re e veshur me të bardha! Qe njeriu me të cilën e ndjeu veten më të afërt se me këdo tjetër.
Uniformat e bardha u dhanë të plagosurve të luftës kujdesin e dashurinë e tyre. Kishte pasur edhe një të tillë për të. Dhe e papritura ndodhi. As ajo vetë (Greta Friedman) nuk e kuptoi se si e përfshinë dy krahë burri dhe ndjeu atë puthje pasionante që u përjetësua në këtë foto bashkë me momentin historik. Ndërkohë vini re në foto që ndërsa ndodhte puthja, pas tyre një vajzë të re, buzagaz, është në të afruar.
Është Rita Petri, vajza me të cilin marinari kishte lënë takim atë ditë tek Radio City Hall…
puthja-600x337

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY