Një projekt i përbashkët arkeologjik shqiptaro-amerikan ka konkluduar në gjetjen dhe zbulimin e disa amforave 2,500 vjeçare, të cilat mund t’i përkasin një anije të mbytur në lashtësi.
Anija kërkimore Hercules e Fondacionit Nautical RPM tha të premten se i kishin gjetur 22 anforat në shtratin e detit Jon pranë gadishullit të Karaburunit.
Arkeologu Mateusz Polakowski tha se ata besojnë se amforat e llojit korintas datojnë në mes të shekullit të 7-të dhe të 5-të, para Lindjes së Krishtit.
Që nga viti 2004, RPM ka eksploruar shtratin e detit të Shqipërisë për anijet e vjetra dhe moderne, me plane të vazhdueshme për hapjen e një muzeu nënujor në Shqipërinë perëndimore.
Shqipëria po përpiqet të mbrojë dhe të përfitojë nga trashëgimia e saj e pasur nënujore, me fonde të pakta për ruajtjen e saj nga qeveria e një prej kombeve më të varfra të Evropës.
Burimi: NYPost
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/