FOTO/Godina tek sheshi Italia, Zhupa sjell dokumentat: E legalizuar nga Rama, kostot...

FOTO/Godina tek sheshi Italia, Zhupa sjell dokumentat: E legalizuar nga Rama, kostot i vuajnë shqiptarët

178
0
Shares

Ina Zhupa ka nxjërrë në skënë një prej skandaleve të tjera lidhur me dhënien e lejave nga kryetari i Bashkisë në Tiranë, Erion Veliaj.

Zëdhënësja e PD flet për lejën e ndërtimit tek sheshi Italia e cila është firmosur dhe dhënë që 17 vite më parë nga Edi Rama, kur ishte në drejtim të Bashkisë asokohe.

Zhupa thotë se kjo lejë e dhënë që atehërë do tiu kushtojë shumë shqiptarëve.

DEKLARATË E ZËDHËNËSES SË PD, INA ZHUPA

Kryemashtruesi Erion Veliaj që nuk kursen as jetën e femijëve për para, mashtroi edhe sot për të fshehur një aferë tjetër korruptive.

Lejen për ndërtimin e godinës në sheshin Italia, e ka firmosur Edi Rama 17 vjet më parë, kur drejtonte Bashkinë e Tiranës dhe Veliaj e di më mirë se kushdo këtë gjë. 

Kjo leje, e dhënë nga Edi Rama, tani do t’u kushtojë shqiptarëve miliona euro kompensim financar. Vetem 4 muaj më parë, Rama dhe Veliaj, edhe pse e dinin se godina do të prishej, e legalizuan. Madje dy punonjës të ALUIZNIT u shkarkuan vetem sepse nuk pranuan legalizimin.

Pyetja eshte se kush është përfituesi i vërtetë i kompensimit financiar që do të bëhet për këtë godinë? Rama? Veliaj? Apo të dy?

Për të mbuluar të vërtetën dhe skandalin pas këtyre pyetjeve, Erjon Veliaj zgjedh të bëjë atë që di më mirë, mashtruesin.

Propaganda bajate nuk e mbulon dot të vërtetën se Erion Veliaj është bashkëpunëtor në pastrimin e parave të krimit nëpërmjet betonizimit të Tiranës.

Kjo është një nga arsyet pse qytetarët e Tiranës refuzuan drejtimin e qytetit prej tij, njësoj siç refuzojnë qeverisjen e Edi Ramës. Ai do të jape shpejt llogari para drejtesise se pakapur dhe para qytetarëve shqiptare për çdo aferë kriminale, nga Teatri Kombetar dhe zhvendosja e Lanës, tek vrasja e Ardit Gjoklaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY