“Listat e zgjedhësve qënkan mollë e ndalume”, Zguri tregon pse rihapja e...

“Listat e zgjedhësve qënkan mollë e ndalume”, Zguri tregon pse rihapja e kutive në Lezhë ishte farsë

126
0
Shares

Rihapja e kutive për të bërë numërimin e votave për kandidatin Eduard Ndocaj për Bashkinë e Lezhës nga opozita u konsiderua si marifer i radhës.

Kaso, ne reagimin e tij të fundit, e shpjegoi skemën, duke u shprehur se Rilindja vendosi të hapte ato kuti per te cilat ishte i sigurt se nuk kishte manipulime.

Zguri, pas hapjes së 11 kutive, ka deklaruar se ishte totalisht një farsë, pasi ankimuesit duhet të kërkonin listat e votuesve.

“Në përfundim të këtij procesi vë re, në fakt me dhimbje që subjektet zgjedhore, të drejtën e tyre ligjore për të ankimuar e kanë kthyer në një farsë dhe do e shpjegoj pse. Kam kërkesën ankimore dhe më duhet të jap një konsideratë: Arsyet pse kundërshtojmë këto vendime ka lidhje me shkeljet e rënda ligjore që janë konstatuar gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Lezhë. Në shumë qendra votimi kanë rezulutuar më shumë vota se numri i zgjedhësve që kanë marrë pjesë. Është shumë e thjeshtë. Nëse ka pretendim se ka vota më shumë se zgjedhës minimumi është lista e zgjedhësve. O Zot! Si një ankimues nuk thotë dot të shikohen listat e votuesve. Pretendimi është tjetër dhe listat si përmend njeri. Unë kthehem shumë vite më parë te Migjeni, listat e zgjedhësve qënkan mollë e ndalume. Këtë e them me shumë dhimbje”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY