Gazetari mbështet vendimin e Metës për Gjinushin: Akademia e Shkencave nuk është...

Gazetari mbështet vendimin e Metës për Gjinushin: Akademia e Shkencave nuk është ministri

58
0
Shares

Refuzimi i Skendër Gjinushit si kryetar i Akademisë së Shkencave me dekret të  Ilir Metës pritet të sjellë reagime të forta, pasi shumë nga figurat e njohura e kanë kundërshtuar emërimin e tij në kushtet kur u bë teksa Gjinushi ishte kryetar partie.

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar me një postim në faqen e  tij në rrjetet sociale pas refuzimit duke e konsideruar si vendim dinjitoz nga ana e presidentit Meta.

Një refuzim dinjitoz i presidentit Ilir MetaPresidenti Ilir Meta nuk e dekreton Skënder Gjinushin si kryetar të Akademisë së Shkencave.

Pavarësisht arsyeve që ka apo që mund të ketë, ky është një veprim i drejtë. Zgjedhja e një politikani karriere, ndërsa kishte ende emrin në KQZ si pjesëmarrës në zgjedhjet vendore, është një turp për Akademinë e Shkencave, një turp për botën akademike në tërësi dhe një turp për të gjithë shoqërinë. Akademia e Shkencave nuk është ministri, ku titullari është post politik. Kreu i Akademisë së Shkencave duhet të jetë një figurë elitare e shoqërisë, duhet të personifikojë jo vetëm studiuesin dhe akademikun, por edhe personalitetin e padiskutueshëm publik”,-shkruan Kikia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY